Tarifa për përkthime
Honorari i përkthimit përcaktohet nga numri i rreshtave të tekstit të përkthyer. Një rresht standard i përfshinë 55 karaktere (përfshirë hapësirat boshe). Çmimi i rreshtit varet nga kriteret si: terminologjia e përdorur, lexueshmëria e tekstit dhe nevoja urgjente.
Për përkthimin e dokumenteve të caktuara standarde nga shqipja në gjermanisht dhe anasjelltas (certifikatat e gjendjes civile, dëftesat shkollore, diplomat etj.), ju ofroj çmime paushallë pas shikimit paraprak të dokumenteve.
Tarifa për interpretim (përkthim gojor)
Shërbimet për interpretim llogariten zakonisht sipas orës. Çmimi për orë varet nga lloji i ndërmjetësimit gjuhësor (konsekutiv, simultan), vendi i intervenimit si dhe lëmia.
Për shërbime të interpretimit si pjesëmarrja në konsultime te avokatë, noterë, lidhje të martesave etj., ofroj çmime paushallë.